Sëfundimi, banorët e kësaj lagjeje kanë nënshkruar edhe një peticion, të cilin do ja dërgojnë drejtuesve të Bashkisë.
Ata pohojnë se nuk do të lejojnë që ky parking të ndërtohet duke shkatërruar një vend shplodhje për ta
“Këta e kanë marrë vendimin që edhe këtu edhe pas pallatit të na marrin kopshtin. Ne me lekët tona i kemi mbjellë të gjitha pemët në mënyrë që të kalojmë kohën e lirë. Këta kanë ardhur për të na e marrë edhe këtë lulishte që ne e kemi për ta bërë parking” tha një banorë.
Ndërkohë një tjetër u shpreh se, “Ne shyqyr që e rregulluam për të qëndruar aty dhe për të kaluar kohën e lirë. Duam të marrim frymë, nuk është e drejtë’ dhe një tjetër u shpreh se, “Me e prish lulishten për ta bërë parking nuk është e drejtë”, por një tjetër thotë se, “Askush nuk na ka pyetur. Duan të bëjnë parking”.
Teksa kundërshtojnë projektin, banorët shprehen se kanë qenë të painformuar për ekzistencën e një projekti të tillë. ata janë njohur me projektin vetëm kur punonjësit e bashkisë kanë nisur matjet për zbatimin e këtij projekti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)