Moment historik për të vrarë frikën, kështu e cilëson 18 shkurtin kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa nga qyteti i Shkodrës ka bërë thirrje për bashkimin më të madh të shqiptarëve që refuzojnë dëshpërimin.
Gjatë një takimi me qytetarët por edhe me strukturat kreu i PD-së tha se mesazhi për të gjithë shqiptarët do të përcillet nga Shkodra ku sipas tij kurajo qytetare do marrë në dorë fatet e vendit.
Mesazhin më të fortë për këtë reagim e përcjellin të rinjtë tha Basha. Sipas tij ata janë garancia më e madhe e e ndryshimit të Shqipërisë dhe se pikërisht rinisë i frikësohet më shumë kasta e korruptuar dhe kriminale që është në pushtet.
Kreu i PD vijon takimet me strukturat por edhe me qytetarët nga veriu në jug duk i ftuar ata që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita me 18 shkurt.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO