Shkodër, Basha: Rama ka humbur 
rrugën si bletët nga hashashi

Shkodër, Basha: Rama ka humbur <br />rrugën si bletët nga hashashi
Partia Demokratike çeli këtë të enjte fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës.

Gjatë një mitingu të zhvilluar në kryeqendrën e veriut, përpara mbështetësve demokratë, Basha akuzoi Ramën për dështimin e qeverisjes, ndërsa deklaroi se qeveria e tij duhet të largohet me votë në 25 Qershor.

Ai ironizoi kryeministrin duke theksuar se ka humbur rrugën si bletët nga hashashi.  

"Edi Rama e ka humbur rrugën si bletët nga hashashi", u shpreh Basha. 

 Ai ka theksuar se rrëzimi i gjysmës së qeverisë së burgut është fitore e qytetarëve dhe se është vetëm gjysma e punës.

Rrëzimi i gjysmës së qeverisë së krimit dhe të drogës është fitorja juaj. Është vetëm gjysma e punës. Gjysma tjetër bëhet me votën e bashkuar të shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve me 25 qershor.

Marrëveshja politike ishte sepse ata kishin frikë nga ju.

Dhe më paskan dalë dhe thotë që demokratë janë të mirë dhe unë jam djalë i mirë. Ne të mirë jemi. Ministrat janë garanci e marrëveshjes
”.

Shkodranët "surprizë" Bashës 'Jozefina krenaria jonë'
Lulzim Basha ka hapur sot fushatën në Shkodër, por është ndeshur me një surprizë jo fort të këndshme. 

Mbështetësit e PD mbanin në duar pankarta “Jozefina, krenaria e Shkodrës” . 
perkrahesit e jozefina topallit ne shkoder
(Pankarta për Jozefina Topallin në mitingun ne Bashës)

Gjithashtu mbështetësit e PD lëshuan tullumbace me foton e Topallit, e përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë. 

Pankartat u ekspozuan në momentin kur Basha po mbante fjalimin përpara votuesve demokratë. 

Malësi e Madhe, Basha: Kush prek votën, përfundon në burg
Partia Demokratike ka çelë fushatën edhe në zonën e Malësisë së Madhe. 

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, u shpreh gjatë mitingut të zhvilluar në Koplik se këtë vit vota nuk do preket. Sipas tij, kush cenon votën e qytetarëve do përfundojë në burg. Kreu i PD iu referua edhe shkarkimeve në administratë për shkak të angazhimit në fushatë.  

"Mos e prekni votën. Kush prek votën përfundon në burg. 

Ka ndryshuar edhe ligji për marrjën pjesë në mitingje. E provoi shefi i komisariatit Vau i Dejës u shkarkua. 

U shkarkua Drejtoresha e Shëndetit në Puke po sot. Dhe i fundit sapo u shkarkua Drejtori i Hipotekës
", tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime