SHKODËR - Lodrat ambulante në qytetin e Shkodrës prej kohësh nuk janë në funksion pas një urdhri të bashkisë për bllokimin e tyre. Për pasojë fëmijët në metropolin verior janë të privuar nga këto lojëra, sakaq kjo ka ndikuar edhe në humbjen e vendeve të punës për shumë persona, të cilët i bëjnë apel Bashkisë të rishikojnë vendimin e saj.
 
Biznesi i lojërave ambulante është i bllokuar dhe shkak është bërë pushteti lokal, i cili nuk bashkëpunon me këtë biznes, duke mos ju dhënë sheshet këtij biznesi.
 
Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i shoqatës së lodrave ambulante Bashkim Qalliku gjatë një deklarate për shtyp në qytetin e Shkodres.
Sipas Qallikut nga 3000 persona të punësuar në të gjithë Shqipërinë, aktualisht janë vetëm 100 të punësuar.

Nga ana tjetër kjo shoqatë ka kërkuar nga përfaqësuesit e bashkisë së Shkodrës që edhe në metropolin verior t'i caktohet një shesh, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

E njëjta situatë paraqitet në qytetet kryesore të vendit, ku bashkitë akoma nuk i kanë akorduar sheshet këtij biznesi I cili është I gatshëm të funksionojë në bazë të të gjithë ligjeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)