SHKODER - Pensionistët në qytetin e Shkodrës detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të tërhequr pensionet e tyre. Ata shprehen se një gjë e tillë është e zakonshme, ndërsa punonjësit e postës theksojnë se shkak për këtë situatë është informatizimi i rrjetit të sigurimeve shoqërore.
Informatizimi i sistemit të Sigurimeve Shoqërore ka detyruar pensionistët e rrethit të Shkodrës të presin pas dyerve të kyçura të Postës Shqiptare duke shtyrë kështu afatin e tërheqjes së pensionit mujor. Të moshuarit kanë theksuar se orvatje të tilla janë bërë të zakonshme tani. Sipas tyre mbyllja e sporteleve është një neglizhencë ndaj kësaj shtrese.
Herë pas here pensionistët ankohen për vonesa ndërsa punonjësit garantojnë se çdo shërbim po kryhet në kohë dhe në gatishmëri maksimale. Burime brenda postës së Shkodrës bëjnë të ditur se vonesat nuk vijnë për mungesë të parave, por po procedohet me hedhjen e të dhënave të pensionistëve nga sigurimet shoqërore tek posta, në sistem elektronik.
/Shqiptarja.com