VIDEO/ Krim i rëndë në Shkodër, burri vret gruan me çekiç, shkak lekët

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë natës qytetin e Shkodrës, ku burri ka vrarë bashkëjetuesen e tij, duke e goditur me çekiç në kokë. Report Tv mësoi se krimi ka ndodhur në familjen Teli, ku 69-vjeçari Bashkim Teli i ka marrë jetën gruas së tij. Shkak për krimin e rëndë janë bërë paratë, ku pas një debati burri ka masakruar me çekiç gruan.

Viktimë ka mbetur 58-vjeçarja Suzana Shemuni, e cila ishte gruaja e dytë e Bashkim Telit, pasi ishte ndarë më parë, për arsye të panjohura. Krimi ka ndodhur në lagjen 'Parrucë, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar autorin.

Burimet i thanë Report Tv se çifti i bashkëshortëve kishin konflikte prej disa kohësh, ndërsa mbrëmjen e kaluar pas një debatin mes tyre ka ndodhur vrasja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.

shkoder fotoja numer 2.jpg" style="height:585px; width:780px" />
Pallati ku banonte çifti i të moshuarve në Shkodër

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
U masakrua me çekiç nga burri shkodran, kush është gruaja që mbeti viktimë

Në foton më poshtë është 58-vjeçarja Suzana Shemuni, e cila u masakrua për vdekje me çekiç nga burri i saj. Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës dhe mbarë opinionin publik, ku gjatë natës së kaluar 69-vjeçari Bashkim Teli i mori jetën bashkëjetuese në mënyrë tragjike.

Ata kishin pak vite që jetonin bashkë, pasi ishin njohur në Tiranë, dhe pas daljes në pension të Telit ishin zhvendosur në Shkodër, ku zënkat e tyre ishin të shpeshta.

Mësohet se shkak për sherrin e fundit kanë qenë paratë, që çuan në vdekjen e gruas 58-vjeçare.

Ora 09:09
Detaje rrëqethëse nga krimi në Shkodër, si u njoh çifti në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Shkodër, ku i moshuari vrau me çekiç gruan e tij. Report Tv mëson se autori i krimit, 69-vjeçari Bashkim Teli, është baba i dy vajzave të rritura.

Pas ndarjes nga gruaja e parë, Teli është zhvendosur në Tiranë për të shkolluar vajzat, ku ka jetuar për shumë vite në kryeqytet. Pikërisht në Tiranë i moshuari ishte njohur me Suzana Shumanin, edhe kjo nënë me fëmijë.

Sapo kishte dalë në pension, 69-vjeçari kishte marrë bashkëjetuesen e tij dhe kishte vendosur të bashkëjetonte në Shkodër, në banesën e tij, aty ku ndodhi krimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja