SHKODËR - Gjykatësit duhet të tregohen të drejtë dhe aspak tolerantë me krimin. Ka qënë kjo deklarata e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa gjatë analizës njëvjeçare të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkoder. Çefa evidentoi faktin se problem në gjyqësor nuk janë shifrat, por cilësia e dhënies së drejtësisë, ndërsa u ndal edhe tek problematika e vonesës së dorëzimit të fashikujve gjyqësor.
"Vonesa e dosjeve ul besimin e publikut tek drejtësia. Nuk janë të tolerueshme vonesat në dorëzimin e dosjeve"
Nga anën tjetër, kryetari i gjykatës së rrethit Shkoder, Andri Ymeri u shpreh se kemi probleme me organikën. Ai njohu nënkryetarin e KLD- së me disa nga problematikat e kësaj gjykate si fakti që gjykatësit punojnë me numër të redukuar" Kemi 4 vende vakant"- tha Ymeri.
Në gjykatën e rrethit Shkodër gjatë vitit 2012 janë përpunuar gjithsej rreth 10 mijë dosje, nga të cilat janë gjykuar 9 103 çështje dhe janë mbartur 887. Nga këto dosje, 3177 kanë qënë çështje civile, 650 penale, 4343 çështje administrative civile dhe 930 administratrive penale.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)