Shkodër-Për shkak të reshjeve të shumta të borës, linjat e energjisë elektrike në zonën e njohur si Lëpushë, në Vermosh të Shkodrës kanë pësuar defekte. Kjo ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në këtë zonë. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar edhe elektriçistët e OSHEE, të pajisur me bazën e nevojshme materiale për të rregulluar defektet e pësuara në linjat elektrike të kësaj zone.
Përveç problemeve në linjën elektrike, edhe terreni vazhdon të mbetet problematik për shkak se trashësia e dëborës ka shkuar rreth dy metra.
OSHEE po punon për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat që kanë shfaqur defekte.