SHKODËR-Një makinë është djegur gjatë orëve të natës në lagjen "Vojo Kushi". Report Tv ka mësuar se makina është në pronësi të shtetases Arjana Lukaj. Makina tip Ford me targa AA368RA,dyshohet se është djegur qëllimisht, megjithëse pronarja e mjetit ka thënë në Polici se nuk ka patur konflikte. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme pasi policia ka konstatuar gjurmë benzine në makinë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Zjarrëfiksja në vendin e ngjarjes
Njoftimi i plotë:
Shkodër
Informacion Paraprak. Me datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagje “Vojo Kushi “ ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke bashkia Vau i Dejës. Menjëhere është nderhyrë nga shërbimi MNZ, dhe po kryejn veprimet me grup hetimor për gjetjen dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.