Persona akoma të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një dyqan të telefonisë celulare në qytetin e Shkodrës, por janë pikasur nga kalimtarë të rastit dhe për pasoje grabitja e tyre ka dështuar.

Grabitësit në tentativë për tu futur brenda dyqanit kanë thyer xhamin e derës së dyqanit, zhurma ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë efektivët e policisë.

Nga frika se mos i kapnin grabitësit janë larguar menjëherë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e tentativës së grabitjes.

Grupi hetimor përveç provave të marra në vendngjarje ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së vetë biznesit.

Pas verifikimit të pamjeve pritet të bëhet edhe identifikimi i autorëve që kanë tentuar të kryejnë grabitjen.

Ndërkohe blutë e Shkodrës kanë shoqëruar edhe disa persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në momentin që grabitësit kanë tentuar të futeshin brenda dyqanit.

tentim grabitje shkoder

tentim grabitje shkoder

tentim grabitje shkoder

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)