SHKODËR - Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka njoftuar se transformatori elektrik në ujësjellësin e Bërdicës është zëvendësuar pasi u vodh ditën e djeshme (24 mars 2024) nga persona ende të pa identifikuar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Beci kërkon të zbardhjen sa më parë të ngjarjes nga organet kompetente dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
“Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë. Dua të përgëzoj punonjësit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gatishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së Nën Shkodrës. Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”,- shkruan Beci.
Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.
Kushdo qe e ka vjedhur,duhet te jene jo vetem te njejtet persona qe e kane bere dhe me pare,por te pakten nje prej tyre, duhet te kete njohuri shume te mira per elektricitetin dhe si vihet ne pune,apo stakohet nje transformator,pa rrezikuar veten.Nje kamera ne afersi mund te ndihmonte policine,meqe qenka krim i perseritur.
Përgjigju