SHKODËR- Një sherr për burimin e ujit në Shllak të SHkodrës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve e për pasojë edhe një të plagosur. 31-vjeçari Frederik Kola pas debateve që ka pasur me 72-vjeçaritn, Zef Pjetri ka marrë makinën e ka përplasur dhe më pas sikur kjo të mos mjaftonte e ka qëlluar edhe me armë gjahu, duke i lënë plagë në trup.
Pas ngjarjes, 31-vjeçari lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por arratia i ka zgjatur vetëm disa orë. Ngjarja u rregjistrua në mëngjes e ndërsa arrestimi tij u bë pasditen e kësaj të shtune.
Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit.