SHKODER –  Eduard Arra dyshohet të jetë autori i vrasjes së 61-vjeçarit Kol Drini, dje në fshatin Vukatanë të Komunës Gur i Zi, Shkodër. Policia ka përforcuar pistën e vrasjes për gjakmarrje, pasi xhaxhai i autorit të dyshuar është vrarë nga vëllai i Kol Drinit në vitin 1993.

Mark Drini, pas vrasjes së Ludovik Arrës kreu dënimin dhe tashmë mësohet se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

61 VJECARI U QËLLUA ME SNAJPER NDËRSA PUNONTE NË SERA
Gjakmarrja shënon viktimën e radhës. Një 61-vjeçar në fshatin Vukatanë, komuna Gur i Zi në Shkodër, është vrarë me armë.
 
Kol Drini, sipas informacioneve paraprake nga korrespondenti i A1 REPORT, Elvis Nabolli, dyshohet të jetë qëlluar me snajper nga një automjet që ka kaluar në rrugën kryesore, ndërsa 61-vjeçari ka qenë duke punuar në sera, disa metra larg banesës së tij.
 
Drini është qëlluar me snajper nga makina nga një distancë e largët, rreth 50 metra.
 
  Vrasja shkoder vendgjarja me logo
Pista kryesore e kësaj vrasjeje, të ndodhur mëngjesin e djeshëm, mbetet ajo për qëllime hakmarrjeje, pasi familja e të ndjerit ka qenë në gjak me një familje tjetër në komunën Gur i Zi.
 
Disa vjet më parë vëllai i Kol Drinit, ka bërë një vrasje në fshatin Shelqet në Komunën Gur i Zi, për të cilën ka vuajtur dënimin, ndërsa aktualisht mësohet se jeton në Amerikë.

 Vrasja shkoder vendgjarja me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)