Shkodër, eksploziv në banesën
në rikonstruksion të kreut PD

Shkodër, eksploziv në banesën<br />në rikonstruksion të kreut PD
SHKODER- Një sasi eksplozivi është vendosur në katin e parë të banesës në rikonstuksion të kryetarit të PD-së në Shkodër Astrit Bushati. Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli informon se ngjarja ndodhi rreth orës 01:55 në lagjen  Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.

Sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Policia nis hetimet për identifikimin e autorëve por dhe motivet që fshihen pas kësaj ngjarjeje.

tritol

Banesa ishte në rikonstruksion dhe nuk banonte asnjeri. Aktualisht Bushati jeton në Tiranë ku ka qenë dhe gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë këtij muaji Bushati shkonte në Shkodër për të zhvilluar fushatën elektorale në krah të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.  

Astrit Bushati deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare 2009- 2013. Nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 2013.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë