Armë relike dhe artizanale që datojnë prej vitit 1750-të janë ekspozuar për herë të parë, me rastin e festave të nëntorit, në Muzeun Historik të Shkodrës.
“Po ekspozojmë një pjesë të armëve. Janë armë relike. Janë 30 objekte. 13 janë armë të ftohta. 12 janë armë zjarri. Janë dhe artizanale. Janë të prodhuara në Shqipëri. I përkasin intervalit kohor nga 1750 deri në 1850. Këto janë eksportuar masivisht në Brigjet e Mesdheut, NË Afrikë, Libi, Algjeri. Egjypt, por dhe Venecia. Janë të dhëna të doganës së Shkodrës”,- Ndriçim Mlika, studiues
Në ekspozitë veçohet arma e llojit hutë e Ali Pashë Gucisë, funksionarit të Perandorisë osmane dhe kryetarit ushtarak të Lidhjes së Prizrenit, e zbukuruar me fildish dhe argjend në Shkodër.
‘Janë vepra të mirëfillta dekorative. Pjesa funksionale është njëra anë. Nga ana artistike, kemi shtresa të ndryshme. Ka vlera dekorative të punimit të sermit, metalit, tunxhit, drurit. Ajo që na bjer në sy është përqendrimi i madh i disa kulturave të ndryshme të armëve. Kemi armë të punuara në SHBA, Hungareze, Lindjes së Mesme, Franceze.’- tha Petrit Bilali specialist, DRKT Shkodër.
“Këto janë një pjesë e rëndësishme e dokumentimit të qëndresës shqiptare ndër shekuj”- tha Sokol Parmeza, Përgjegjës i Muzeut Historik Shkodër.
Ekspozita Muzeun Historik të Shkodrës do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 nëntor.