Shkodër, emergjenca mjedisore
nis aksioni i pastrimit të rrugëve

Shkodër, emergjenca mjedisore<br />nis aksioni i pastrimit të rrugëve
SHKODËR - Ka nisur sot në Shkodër operacioni për pastrimin e rrugëve nacionale në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur pak ditë më parë nga Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Aksioni organizohet nga Ministria e Mjedisit.
 
E pranishme në këtë aksion zv/ministrja e Mjedisit njëherësh dhe kryetarja e Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, Olijana Ifti ka deklaruar se, “shpallja e Emergjencës Mjedisore sjell këtë aksion të kryesuar nga Ministria e Mjedisit. E nisim nga Shkodra për të vazhduar në të gjithë vendin. Duam që përmes kësaj nisme t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një mjedis më të shëndetshëm dhe vizitorëve një vend më tërheqës dhe të pastër. Në këtë përpjekje është i domosdoshëm kontributi i çdo qytetari, i çdo komuniteti sot dhe në vazhdim.  Me qëllim që respekti për mjedisin ku jetojmë të mos jetë thjesht dhe vetëm me fushata, por pjesë e pandarë e aktivitetit tonë të përditshëm!”.
 
Në aksion kanë marrë pjesë 1000 trupa ushtarake me 75 automjete të cilët u shpërndanë në të gjitha pikat më të nxehta të qarkut të Shkodrës në kuadër të një Task Force të ngritur me urdhër të Kryeministrit.  
 
Nga ana e tij, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka instruktuar të gjitha institucionet e varësisë që të impenjohen maksimalisht në ndërmarrjen e këtij aksioni.  Kryeinspektori  Mjedisit, Ergys Agasi, njëherësh edhe drejtues i Task Forcës u shpreh se: “Task Forca e ngritur do të impenjohet për të arritur një rezultat të suksesshëm në të gjithë Shqipërisë”.
 
Në përfundim të aksionit në Shkodër të gjitha mbetjet do të shkojnë në landfillin e Bushatit. Për mbetjet inerte Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Shkodër ka caktuar një vend të përshtatshëm. Të gjitha faturat për këto mbetje do t’i ngarkohen autoriteteve vendore ku janë evidentuar mbetjet.
 
Operacioni që do të vijojë në të gjitha rrugët nacionale të vendit deri në pastrimin e plotë të tyre.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës