Erozioni i tokës dëmton 30 hektar tokë në Njësinë Administrative Gur i Zi, në fshatin Juban. 

Lumi Drin ka devijuar duke sjellë gërryerje të tokës në fshatin Juban të Bashkisë së Shkodrës. Toka e gërryer është në pronësi të disa banoreve. 

Banorët kanë kerkuar që të merren masa për dëmet e shkaktuara, pasi ata jetojnë me prodhimet e tokës. Administratori Pjerin Marku e ka pranuar problematikën dhe kërkon një zgjidhje.
 

d.gj/ Shqiptarja.com