Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish drejtuesin dhe dy zyrtarëtë Hipotekës, një notere dhe tre të tjerë, të gjithë të dyshuar se në bashkëpunim kanë falsifikuar dokumente pronësore të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës.
Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se personat e mëposhtëm janë përgjegjës për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe për këtë arsye, ka marrë lejen nga gjykata për arrestimin e: Ilir Nikleka, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Shkodër (shpallur në kërkim), Besar Kali, jurist pranë ZVRPP Shkodër, Spartak Haxhiaj, hartograf pranë ZVRPP Shkodër, i proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale dhe Valbona Hajdari, notere.
Prokuroria e Shkodrës, në vijim të hetimeve, në bazë të të cilave rreth 2 javë më parë u sekuestrua sipërfaqja e tokës 15 mijë metra katrorë tokë, ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa persona, në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë krijuar mundësinë për të fallsifikuar dokumentat dhe për ta regjistruar atë pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërkohë të dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave” janë edhe Rrok Lushi, përfitues i sipërfaqes 15.000 m2, të sekuestruar tashmë
-Adem Mlloja dhe Ylber Mlloja i dyshuar si fallsifikatorë .
Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së Mërkurë nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Vetëm i dyshuari Ilir Nikleka nuk është bërë i mundur të arrestohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
/Shqiptarja.com