Fermeri Ahmet Sylejmani nga fshati Muriqan i Anës së Malit në Shkodër zotëron një fermë agro-turizëm teksa ka ngritur dhe plantacion me 200 rrënjë ullinj. Ai ankohet se plehu kimik i importuar nga Greqia, të cilin e blen në farmacitë bujqësore të Shkodrës nuk i përmbush nevojat për tokën.
“Kimikatet janë të dobëta. Nuk japim efekt. Ky pleh kimik që po përdor për ullinjtë ka 50 për qind gurë. Shitet në farmaci bujqësore. Ne si fermerë nuk dimë se çfarë blejmë dhe çfarë po i hedhim tokës! Ky pleh përdoret vetem për ullinjtë sepse ulliri do azot ”, u shpreh fermeri Ahmet Sylejmani.
71-vjeçari pretendon se thasët 25 kilogramësh që ai ka blerë me pleh kimik janë gjysëm të mbushur me gurë të vegjël, ndaj sipas tij toka nuk ushqehet mjaftueshëm dhe bie rendimenti i prodhimit.
“Ajo që nuk kuptoj është se pse brenda në thes ka gurë? Sepse ne e blejme me 1 mijë lek kilen ose thënë ndryshe 25 mijë lek thesin. E kam blerë në farmaci bujqësore, por nuk është produkt i vendit, vjen nga Greqia. Unë këtë pleh e kam marrë për ullinje por më ka dalë me gurë brenda ne thes”, tregon ai.
Fermeri nga Muriqani kërkon shpjegim nga specialistët e bujqësisë, se cfarë efektesh jep bima e ushqyer më këtë pleh kimik.
“Une dua nga specialistët e bujqësisë të na tregojnë cilësinë e plehrave kimikë? Pse në këtë thes duhet të ketë gurë se toka ka gurë vete? Ndaj duhet të flasin specialistët për këtë çështje”, shton ai.
Pyetur për këtë shqetësim të fermerit, Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër tha se cilësinë e plehrave kimikë duhet ta kontrollojë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)
21 Janar, 19:33
-
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e 'Loro Boriçit' të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
21 Janar, 18:33
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj
21 Janar, 17:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Instalohet zipline në Pukë, së shpejti edhe në 6 vende të tjera (VIDEO)
20 Janar, 08:34
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Shkodër/ Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari
19 Janar, 10:38
-
'Pyesni Da Silvën për dështimin e transferimit', Thomas Brdaric: I paqartë pse Vllaznia e ka merkaton të bllokuar
18 Janar, 15:30
-
Shqipëria i jep lamtumirën Sabah Bizit, homazhe në 'Loro Boriçi'! Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës
17 Janar, 11:45
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
Buon për Albania....teori që para LIIB Italia zbatoi për Shqipërinë. Nëse një mall ishte i keq për italianët, ishte i mirë për shqiptarët!! Tashti edhe grosisti shqiptar do të futmen e vet dhe shkon kjo punë mysybet!!
PërgjigjuIshin tre uzina per prodhimin e plehrave kimike dhe me shume cilesi ,si superfisfati ne Lac,e urese dhe nitrat amonit ne fier qe plotesonin ketkesen e brendeshme dhe nje phese eksportihej ! Ku jane sot ? U mbyllen dhe u cuan per skrap nga politika kriminale shqiptare . Ka ndonje hetim pse u shkaterruan ?
Përgjigjuasgje nnga greqia nuk eshte e sakte,,ata e kane cdo gje me te futme...
Përgjigju