TIRANË-  Në Shkodër u finalizua operacioni i koduar ''Shitësi'' ku u arrestua në flagrancë Ndrekë Kapo 64 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij Edmond Kapo 32 vjeç, me banim në fshatin Bërdicë, Shkodër.
Nga kontrolli në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale:
· 4 kilogramë e 800 gram hashash në forme boçe
· 2 gërshërë
· 1 peshore
· 2 automatik model 56
· 1 armë gjahu e kalibrit 12mm
Gjate operacionit ne Shkoder
· 15 copë fishekë 12 mm për armë gjahu
Ata akuzohen për veprat penale të ''Prodhim, mbajtje e shitje të lëndëve narkotike'', ''Mbajtje pa leje të armëve luftarake e të gjahut'' dhe ''Kultivimin e bimëve narkotike''.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë Bajram Sylaj, 58 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjetën e sekuestruan:
· 2 armë zjarri
· 7 krehëra automatiku
· 2 armë zjarri pistoletë etj./ATSH/