Një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin është konstatuar dhe goditur nga policia.
Komisariati i Shkodrës si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore zbuloi një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.
U proceduan penalisht dy punëtorë të kompanisë, B.D., 39 vjeç dhe S.A., 25 vjeç, që po gërryenin shtratin për të nxjerrë inertet si dhe u arrestua pronari i subjektit, Sh.D., 33 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 eskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte.