“Sot inspektuam institucionin dhe shikojmë që punimet janë drejt fazës përfundimtare. Burgu i Reçit do t’i japë zgjidhje problemit të mbipopullimit në sistemin e burgjeve”, ka thënë Gjonaj.
Burgu është një investim i BE-së dhe sipas ministres, me të përfunduar do të jetë në përputhje me standardet europiane sa i takon trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Ministrja ka theksuar se, hapja e këtij institucioni është një lajmi i mirë për qarkun e Shkodrës pasi në të do të punësohen rreth 400 punonjës, të cilët do të zgjidhen në bazë të meritokracisë.
“Sikundër testohen sot policët e Shtetit, po njëlloj po testohen e punonjësit e policisë së burgut të Reçit. Me procesin e rekrutimit të punonjësve në këtë burg kemi ndryshuar njëherë e mirë edhe mentalitetin e punësimit. Nuk ka me punësime partiake, por në bazë të meritokracisë”, ka shtuar ministrja.

(Ministrja Gjonaj brenda ambienteve të burgut në Shkodër)
dy.b/shqiptarja.com







