Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë atë të arrestit me burg për ish- drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës shkollor 6- 18 vjeç, Albana Llazani. Dy javë më parë Gjykata e Rrethit vendosi "arrest me burg" për Llazanin me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë në shkallën e dytë, ish drejtoresha Llazani nuk është paraqitur ndërsa është përfaqësuar me avokatin mbrojtës, ky i fundit ka kërkuar nga trupi gjykues, Aleks Nikolli, një masë më të butë për klienten e tij, atë të "arrestit me burg".
Por pasi ka dëgjuar edhe argumentimin e organit të akuzës, gjykatësi Nikolli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish- drejtoreshën Llazani atë të arrestit me burg.
Më pas Gjykata e Apelit ka shqyrtuar edhe masat e sigurisë për 2 punonjëset e tjera të kësaj qendre Rafaela Camaj dhe Najada Rramolli, ku ka vendosur ndryshimin e tyre nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".
Albana Llazani, ish-drejtoreshë e qendrës, Shpresa Nishani, Rafaela Camaj, Violeta Marku, dhe Najada Rramolli punonjëse te jetimores akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish, teksa prokuroria e metropolit verior, ka paraqitur si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor.
Akuzat e ngritura nga Prokuroria lidhen me abuzime seksuale ndaj 3 vajzave të mitura në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
Sipas burimeve nga prokuroria vajzat veçse janë abuzuar seksualisht e vërtetuar kjo nga ekspertiza mjekësore dhe rrahur, i janë gjetur në trup hematoma dhe djegie nga cigarja,çka nënkupton veprime çnjerëzore mbi të miturat.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com