Shkodër/ Goditen 4 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë, sekuestrohet 10 kg duhan i grirë, dhjetëra paketa cigare dhe puro! Në hetim 6 persona

Shkodër/ Goditen 4 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë, sekuestrohet 10 kg duhan i grirë, dhjetëra paketa cigare dhe puro! Në hetim 6 persona

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në kioskën në pronësi të A. M., 44 vjeçe, kanë kapur në flagrancë shtetasin K. S., duke tregtuar duhan të grirë dhe cigare (puro) të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet me drejtues shtetasit Sh. K., P. V. dhe F. E., shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi duhani, cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e duhanit, pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 10 kilogramë duhan i grirë, dhjetëra pako me cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e tyre.

Nën hetim janë K.S., 30 vjeç, A. M., 44 vjeçe, të dy banues në Shtoj i Ri, Sh.K., 46 vjeç, J. A., 40 vjeç, F.E., 62 vjeç, dhe P. V. 59 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë", “Fshehja e të ardhurave“, “Moslëshimi i kuponit tatimor“, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore“ dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin