Shkodër, goditet me levë në kokë
drejtori i Postës/FOTO

Shkodër, goditet me levë në kokë <br />drejtori i Postës/FOTO
SHKODËR – Goditet me levë në kokë drejtori i Postës së Shkodrës. Shkëlzen Berisha, (foto) 53 vjeç. Ngjarja u shënua rreth orës 15.15 minuta, ndërsa kishte dalë nga zyra dhe po hynte në banesën e tij, e cila gjendet afro 10 metra larg godinës së Postës.

Çdo gjë ka ndodhur në momentin kur Berisha ka ngjitur shkallët e pallatit, prej ku është qëlluar me levë në kokë nga dy përsona.

Ndërsa është gjakosur, drejtori i Postës ka humbur ndjenjat, ndërsa autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kanë qënë punonjësit e Postës, që i kanë ardhur në ndihmë drejtorit të gjakosur duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës dhe njoftuar edhe efektivët e policisë, që kanë mbërritur në vendngjarje.

Berisha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë sipas bluzave te bardha dëmtimet janë të konsiderueshme në pjesën e kokës, fraktura të shkaktuara nga goditjet me levë.

Sipas bluve, dyshohet se 53-vjeçari ka marrë një telefonatë për takim, ndërkohë që autorët i kanë zënë pritë në hyrjen prej nga edhe e kanë qëlluar.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të institucioneve, që gjenden përballë godinës së Postës, për të verifikuar lëvizjet e përsonave të ndryshëm.

Dyshohet se autorët janë larguar nga një rrugicë prapa pallatit pas kryerjes së krimit, ndërsa efektivët e policisë kanë marrë në pyetje rojen e godinës së Postës si dhe punonjës të tjerë. Hetimet vijojnë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë