Shkodër-Hani Hotit rrezik për
shoferët, banorët: Pa sinjalistikë

Shkodër-Hani Hotit rrezik për<br />shoferët, banorët: Pa sinjalistikë
Autostrada Shkodër-Hani Hotit mund të cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme në Shqipëri.

Mungesa e mbikalimeve, ndriçimi, por edhe pakujdesia e qytetarëve ka bërë që çdo muaj të ketë aksidente me pasoja në njerëz.

Aksidenti më i fundit në këtë aks rrugor ka ndodhur para pak ditësh, ku një 55-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë kryqëzimit të fshatit Boriç i Madh.

 ''Është edhe faji i këmbësorëve, por kryesisht i shtetit. Sinjalistikat nuk janë të vendosura'',-u shpreh një banor. 

Drejtori i autoritetit rrugor për zonën e Veriut, Shkëlqim Sterkaj thekson se autostrada Shkodër- Hani i Hotit është një nga rrugët më të mira që ka Autoriteti Rrugor Shqiptar në qarkun e Shkodrës, por janë ndërtimet afër rrugës ato që ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve.

''Ka një vit që është marrë në dorëzim nga ne. Është një ndër rrugët më të mira që kemi në Shkodër. Është segmet me të gjitha parametrat, por edhe qytetarët duhet të zbatojnë sinjalistikën'',-u shpreh Sterkaj.  

Superstarda Shkodër- Hani Hotit lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Për sinjalistikën në këtë aks janë investuar 1.5 milione euro.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë