SHKODER - Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal të drejtorit të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale në Shkodër, Dedë Tonaj, për mosmarrjen e masave të duhura në ngjarjen ku mbetën të bllokuar 11 turistët francezë në Theth.

Sipas policisë Tonaj, nuk ka marrë masat e duhura në mirëmbajtjen dhe zhbllokimin nga dëbora të aksit Qafë-Thore-Theth, ku mbetën të bllokuar nga dëbora edhe 11 shtetasit francezë.

Dedë Tonaj do të procedohet në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet i kanë kalkuar në ngarkim prokurorisë për hetime të mëtejshme, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

11 turistët francezë mbetën të bllokuar në Theth nga dëbora për 18 orë, më 17 prill.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)