SHKODËR- Një 47-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Median Uraj. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja mëson se Uraj ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.
Sipas policisë dyshohet se 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

B.K./Shqiptarja.com"Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Komente

