Ndeshja mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Teutës së Durrësit është shoqëruar me tensione të shumta.
Pas humbjes së Vllaznisë në ndjeshjen e luajtur në Shkodër me rezultatin 0 me 2, me golat e shënuar nga Umejiego, tifozët vendas kanë sulmuar me gurë autobusin e tifozëve të Teutës.
Policia ka rrethuar zonën, me qëllim ruajtjen e sigurisë. Ky ishte triumfi i katërt radhazi për skuadrën e Edlir Tetovës, që i ka bërë një nisje fantastik kampionatit, duke ecur me hap kampioni.
Ndërkohë që në krahun tjetër, Vllaznia duket se është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, teksa mbyll tabelën me vetëm 2 pikë në 5 javë. Kryeson Teuta me 13 pikë, 4 më shumë se Egnatia dhe Dinamo që kanë nga një ndeshje më pak.









Komente
Komento