Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

I identifikuari me inicialet P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë "në gjendje të dehur nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet" ,informoi sot policia.

Sipas kontrolleve të kryera policia, sekuestroi armën e zjarrit, një automjet dhe një celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për hetime të mëtejshme.