SHKODËR- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për "Shfrytëzim prostitucioni".
Në pranga ka rënë Ardian Dema, 37 vjeç, banues në Shkodër. Bëhet e ditur se 37-vjeçari përgjatë 2 viteve, konkretisht nga 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë shfrytëzuar vajza për prostitucion përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, gjatë kohës që ka qëndruar në Itali ai përdorur pasaporta të falsifikuara. Për këto vepra, Dema është dënuar nga Gjykata e Apelit Milano me 6 vjet burg, dënim të cilin nuk e ka kryer. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i tij, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, u bë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku po vijon puna për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.