Dy të rijnë nga fshati  Bardhaj i Shkodrë janë arrestuar pasditen e sotme, të akuzuar për vjedhje.

Mësohet se në pranga kanë rënë Arlind Danio 17-vjeç dhe Izmir Dani 22-vjeç pasi sipas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 7 milion lekë dhe 1350 paund nga shtëpia e një 69-vjeçari me iniciale R.D po ashtu banorë i fshatit Bardhaj.

Mbi autorët rëndon vepra penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.