Veglat e punës së Kel Marubit e pasardhësve të tij si dhe procesimi i fotografisë i improvizar në dhomën e erret me nuanca të kuqe, për herë të parë bëhen të prekshme për publikun në një ekspozitë të hapur në Muzeun Marubi të Shkodrës.

Jo pa emocion Drejtori i Muzeut Lucian Bedeni kujton se më parë aparatet autentike të Marubëve qëndronin në kushte të mjerueshme, ndërsa përmes muzeut të ndërtuar nga e parë këto objekte kanë marrë jetë.

Kuratorja Orestia Kapedani e cila përmes ekspozitës sjell procesin e formësimit të imazhit dhe të gjitha etapat e krijimit të fotografisë nga dinastia Marubi e që më pas ktheheshin në vepra arti, rrëfen sesi u njoh me këto thesare rreth 20 vite më parë.

Ekspozita e konceptuar si një atelie e rrjetëzuar në muze sjell gjithashtu edhe fotografi te ruajtura ne arkat e vjetra, te paekspozuara më parë, si dhe personazhe te njohur e te panjohur të shkrepur nga aparatet e Marubëve.