Shkodër,ish-kryekomunari përplasje 
me Bushatin:Kështu s'e keni mbarë

Shkodër,ish-kryekomunari përplasje <br />me Bushatin:Kështu s'e keni mbarë
SHKODER -  Mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër është zhvilluar me debate e akuza. Teksa mbahej analiza e zgjedhjeve të 21 qershorit në mbledhjen me dyer të mbyllura ish-kreu i komunës Bërdicë, Besnik Xhemali ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohen mbledhjet e analizës pas zgjedhore. “Kam dhënë kontribut në zgjedhjet lokale.

Është turp i madh si po ma shpërblejnë. Drejtorët janë të LSI­së dhe PD­së, PS nuk është në shina. Nuk kam hequr dorë nga PS, thjesht kritikova qeverinë”, ka thënë Xhemali, i cili më pas ka braktisur mbledhjen. 

Vetëm pak minuta pasi braktisi mbledhjen Xhemali ka thënë për mediat se drejtorët socialistë nuk punuan për Partinë Socialiste dhe për Keti Bazhdarin në 21 qershor. “Kështu si kanë filluar nuk e kanë rrugën e mbarë. Ishte një mbledhje që duhej për të diskutuar diçka, sa vota ka marrë Partia Socialiste në Shkodër, ka marrë 10 mijë e 900 vota. Sa drejtorë ke?! Ke 30 drejtorë. Nga sa vota veni në detyrë mo vlla, vendosini në detyrë të punojnë e jo t’i vjedhin votat”, u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njëherësh koordinatori socialist në rajonin Shkodër-Kukës, pasi shmangu përgjigjen për kritikat e marra nga ish-kryetari i komunës Bërdic tha vetëm se diversiteti i mendimeve është pasuria e Partisë Socialiste. “Në Shkodër ka një paralizë të thellë të pushtetit vendor dhe na lind përgjegjësia si qeveri për të ofruar më shumë shërbime dhe për të pasur më shumë investime në Shkodër. PS-ja është forca më e madhe demokratike, diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm”, tha Bushati.

Mësohet se në mbledhje Bushati ka kritikuar një pjesë të socialistëve për ardhjet me vonesë në takim, ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve ka qenë analizë e mirëfillte e punës së çdo strukture në degën e veriut. Partia Socialiste pritet të sanksionojnë në statut rikonfimimin e mandatit të kryetarit në rast të fitimit të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë, Bashkim Fino, anëtar i grupit të punës për ndryshimet në statut është shprehur për median, se ndryshimet në statut do të diskutohen gjerësisht me bazën.

“Ne kemi bërë dy mbledhje dhe jemi duke trajtuar dhe do përshtatim statutin mbi bazën e orgazizimit të ri të reformës territoriale. Natyrisht një draft të parë do e kemi shumë shpejt për t’ia çuar strukturave të partisë poshtë në bazë”,-tha Fino. Një prej ndryshimeve kryesore që pritet të ketë statuti, është ai i lejimit të kryetarit të partisë, të ketë një mandat të rikonfirmuar sa herë ai fiton zgjedhjet e përgjithshme.

Bashkim Fino sqaron se nuk është e drejtë që rezultati zgjedhor të shihet vetëm në një anë. “Kjo është e lidhur në fund të fundit me statutin që kemi sot. Kemi një nen ku thuhet se kryetari i PS-së kur nuk fiton zgjedhjet automatikisht jep dorëheqjen, pse kur fiton zgjedhjet të mos i jepet mundësia që ai të vazhdojë të jetë kryetari I PS-së?!”

Brenda pak kohësh, ndryshimet në statut do të konsultohet me bazën e partisë, për t’iu dërguar më tej Asamblesë Kombëtare dhe për t’u finalizuar në Kongresin e janarit. Vendimi për ndryshimet në statut, u mor ne mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, si nevojë e përshtatjes së strukturave me ndarjen e re territorialale të Shqipërisë.
 
 

shkoder

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët