Shkodër- Pas 4 muajsh në kërkim nga policia është arrestuar 28 vjeçari, Fatmir Lekaj.
 
I arrestuari akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi në 15 Korrik të këtij viti tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin me inicialet S.P.
 
Gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë për 28 vjeçarin, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.



dy.b/shqiptarja.com