SHKODËR - Një 22-vjeçar në Shkodër u arrestua pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 277 doza kanabis. Nën hetim është dhe babai i tij.
Në vijim të punës së policisë për evidentimin e dhe goditjen e aktiviteteve kriminale, arrestuan dy persona, Bajram Çekorja 22 vjeç dhe Ilirjan Skuqaj 25 vjeç.
Nën hetim është dhe babai i 22 vjeçarit, 55-vjeçari me iniciale I.Ç. pasi në banesën e tij u gjetën 227 doza kanabis gati për shitje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.
Bajram Çekorja është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2019 u arrestua në Tiranë pasi ndihmoi Bregush Bregun që të fshihej.
Ky i fundit është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.