Shkodër/ Jep dorëheqjen pas 6 vitesh drejtori i Tatimeve: Arsye personale, ka nevojë për energji të reja (VIDEO)

SHKODËR- Drejtori i Tatimeve Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen pas 6 viteve që drejton këtë institucion. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se ku vendim vjen vetëm për arsye personale, sipas së cili kjo drejtori ka nevojë për energji të reja.

"Dorëheqja ka ardhur për motive krejtësisht personale. Duke qenë se kam vite këtu, ka ardhur koha që Drejtoria Tatimore të ketë energji të reja, pozitivitete të reja dhe t'i jepet më përpara punës së sistemin fiskal në Shkodër", tha Hysaj.

Duke u ndalur tek bilanci i punës së tij, Hysaj tha se nuk i ka mbetur pishman asgjë duke vënë theksin se ia ka dalë që të përmirësojë punën në këtë institucion. I pyetur, se në çfarë posti do ta shohim pas pushimeve, si refuzoi të kthente një përgjigje konkrete.

"S'kam qenë perfekt, por them që pjesën më të madhe asaj që unë kam kërkuar, ia kam arritur. Një ndër gjërat e para ka qenë ndryshimi i marrëdhënieve me tatim-paguesit, them se ia kam arritur. Kam nevojë të pushoj, pastaj do shohim", përfundoi ai. Pritet që së shpejti të emërohet drejtori i ri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arza: 25/07/2019 08:23

    Legen burre ka qene do jete dhe do mbetet.

    Përgjigju
  • Ai që e njeh: 09/07/2019 12:04

    Nuk është ndonjë burr i mir jo.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 10/07/2019 12:05

      Ky nuk ka qene drejtori i tatimeve por pronari i tatimeve ne Shkoder! ne cilin vend te globit vendoset drejtor tatimesh nje person qe ka konflikt interesi ne juridiksionin territorial??! Ky ka ekskluzivitetin e birres Nikshiç dhe ka perdorur postin zyrtar per perfitime personale. Ai lokal apo bar qe nuk blinte birren e shefit bombardohej nga tatimet dhe per 2 muaj detyrohej te mbyllte biznesin. Dhe ju gazeta publikoni komentet e mia ose hiqeni fare kete dritare!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg