Shkodër-Një person në Shkodër është arrestuar nga policia pasi kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se autori e ka goditur pa shkak teksa ishte në krye të detyrës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër, shtetasi A. T., se ditën e sotme, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H., e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak"informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.