Blutë e Shkodrës kanë shpallur gjithashtu në kërkim një person me incialet K.F 36 vjeç banues në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se ky person kishte qëllim tregëtimin e duhanit drejt Malit të Zi.
Nga kontrolli i ushtruar në vëndin e quajtur “Grabom”, njësia adminiatrative Kelmend, Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i K.F, me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material, 5 qese plasmasi me peshën prej 210 kg.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com