Arrestimi ka ndodhur në flagrancë, në Vau i Dejës, ku i arrestuari është banues aktualisht.
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Vau Dejës, pas disa operacioneve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me të dhëna: Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.
Nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policisë së Vaut të Dejës, në banesën e 30 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
- 2 copë kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
- 12 copë tela zjarr përcjellës për kapsolla detonatore;
- nje sasi lëndë narkotike kanabis;
- 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.
d.gj/ Shqiptarja.com











