SHKODËR- Është vënë në pranga një 53-vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri. Ai është R. Sh, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër. Po ashtu këtij 53-vjeçari i është sekuestruar edhe arma pistoletë me të cilën kërcënonte bashkëshorten së bashku me një silenciator.
Arrestimi i këtij personi ka ardhur nga forcat e Posaçme "Shqiponjat". Ai do të përballet me akuzat për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.