Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se kanë kanosur me armë dy persona të tjerë, pas një konflikti fizik të ndodhur më herët me një të mitur.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 6 shtator, në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re, Shkodër. Sipas policisë, pas konfliktit fizik ndërmjet dy qyyetarëve dhe një të mituri, dy personat e shpallur në kërkim kanë shkuar në lokal dhe i kanë kanosur me armë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet kur dy persona me një “BMW X5” me targa angleze kanë ndaluar para lokalit dhe më pas kanë hyrë brenda tij të armatosur, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur klientët janë përfshirë nga paniku dhe kanë nisur të largohen nga lokali, duke shmangur një përplasje të mundshme me armë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për tre persona dhe pronarin e lokalit.
lajm ne perditesim...










Komente
Komento