Dy persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kishin kthyer lokalin në një qendër për lojërat e fatit.

Lokali ishte në pronësi të Elvis Zadeja, 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër i cili dhe u vu në pranga nga blutë e Shkodrës së bashku me Adrian Pirani, 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër të cilët do të përballen me akuzat e organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin e kryer në bashkëpunim, vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe fshehja e të ardhurave.

Ndërkohë në gjende të lirë do të hetohen 9 të tjerë, G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V.,  39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K.,  42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin E. Z., në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, janë konstatuar personat e lartpërmendur, duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës të ci;at u sekuestruan.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.