SHKODËR - Banorë nga zona e Nënshkodres po shfrytëzojnë regjimin e liberalizimit të vizave për të kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Europian kryesisht drejt Suedisë. Ky problem është bërë aq shqetësues gjate diteve te fundit ku sipas burimeve nga agjensitë e udhëtimeve në qytetin e Shkodrës, vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë prerë mbi 300 bileta avioni që kane si destinacion shtetin e Suedisë. Sipas informacioneve më të fundit, banorët nga zona e Nënshkodrës pasi janë pajisur me vërtetime nga komunat përkatëse, ku shpjegohet se personat nuk trajtojhen me ndihmë ekonomike dhe nuk janë të punësuar si dhe nuk ushtrojnë aktivitet privat, marrin pasaportat biometrike me të cilat nuk kanë lëvizur asnjëherë drejt vendeve të zonës Shengen, pra nuk kanë asnjë vulë. Ata nisen drejt Suedisë ku atje aplikojnë për azil ekonomik.

Sipas informacioneve më të fundit, i gjithë ky fluks ka ndodhur pasi është përhapur lajmi se deri më datën 10 Maj do të pranohet azili ekonomik në Suedi, por në fakt sipas informacioneve zyrtare të ministrise së jashtme suedeze bëhet e ditur se azili politik dhe ekonomik për shtetasit shqiptare është i pamundur në tokën suedeze, vetëm në rastet kur shqiptarëve ju kërcënohet seriozisht jeta në vendin e tyre, ndërsa ky fakt aprovohet nga ministria e brendshme shqiptare. Në rast të kundërt shqiptarët do të qëndrojne për disa muaj në Suedi dhe më pas do të kthehen përsëri në vendin e tyre duke iu refuzuar azilin politik dhe ekonomik.
(Në foto: Kopje e shkresës së komunës Bushat, për njërin prej banorëve që po përgatitet të kërkojë azil ekonomik në Suedi)
KOMPANITË
Kompanitë e udhetimeve të akuzuara se po e favorizojne ato kete largim, jashte kamerave thone se nuk kanë faj, pasi shumica e njerëzve deklarojnë se do të udhetojne të familjaret e tyre jashtë vendit për qellime turistike. Ndërkohë, nuk është hera e parë që largimet e shtetasve shqiptarë, ka shqetesuar BE. Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se në rast se ky fenomen vazhdon mund te këtë masa ndaj qytetarëve shqiptarë.
(en/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com