Shkodër, konsullata pritje për
festën e Republikës Italiane

Shkodër, konsullata pritje për<br />festën e Republikës Italiane
SHKODËR - Konsullata italiane në Shkodër ka kremtuar festën e Republikës së Italisë. Ka qenë përgjegjësja e kancelarisë konsullore në Tiranë, Suzan Shlain, e cila ka përshëndetur të pranishmit, ndërsa në fjalën e saj ajo u përqendrua në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në situatën politike dhe ekonomike, që po kalojnë dy vendet. Shalin ka kërkuar bashkëpunim nga forcat politike në vend në mënyrë që edhe Shqipëria t’i bashkangjitet familjes europiane.

“Unë besoj se festa e Republikës së Italisë duhet të jetë diçka më shumë se një rast i thjeshtë për të ngritur dolli së bashku dhe të kremtojnë lidhjet, tashmë të shkëlqyera në mes dy vendeve tona", ka nisur fjalën e saj Shlain. 

Ajo ka kujtuar, se "mund të jetë rasti për t’u frymëzuar nga ajo që e kaluara na ka mësuar, që në momentet më të vështira të gjitha forcat e shëndosha të kombit, jo vetëm partitë politike, por edhe përbërësit e tjerë bazë të sistemit të mundohen në mënyrë të sinqertë për të përqendruar të bashkuar, për të folur në mënyrë ndërtuese duke lënë mënjanë konfliktet në interesin e vendit".

Shalin ka thënë edhe që "nuk mundem të mos uroj, që të dy vendet tona, në gjendje të ndryshme, por të dy përballë sfidave me të vërtetë të rëndësishme, të dinë të përvetësojnë këtë mësim dhe të mund të përballojnë sa më mirë të ardhmen.” 

Aktivitetet festive për festën e Republikës Italiane në konsullatën e Italisë në metropolin verior tashmë janë kthyer në një traditë të përvitshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim