Moli për varkat do rikthejë lundrimin në lumin e Bunës, Beci: Punimet përfundojnë në Qershor

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen pranë molos në hyrje të Shkodrës pranë Urës së Bunës.

Ai është njohur me ecurinë e projektit por edhe pengesat që janë krijuar për shkak të nivelit të lartë të ujit në Lumin Buna c’ka ka sjellë edhe shtyrjen e kontratës nga firma fituese deri në fund të muajit qershor kohë në të cilën pritet edhe përfundimi i këtij investimi. Kryetari i Bashkisë Beci ka kërkuar që të punohet me ritme të shpejta pasi qytetarët e Shkodrës presin përfundimin e këtij investimi që është i integruar edhe me hyrjen e qytetit.

Moli pranë Urës së vjetër të Bunës, është një nga 3 molet e ndërtuara në brigjet e Liqenit të Shkodrës dhe në Lumin Buna në kuadër të projektit “Almonit”.

Ky projekt, përfitues i të cilit është bashkia Shkodër, synon të rikthejë lundrimin në lumin Buna dhe gjithashtu të zhvillojë turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Moli do të ketë përmasat 60 me 20 metra dhe një platformë lundruese 59 me 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.

Infrastruktura e ndërtuar nga projekti i moleve në Shkodër është një hap që rikthen lundrimin në Lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës.

M.Q./R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë