Shkodër/ Kthyen lokalin në qendër të lojrave të fatit dhe të trafikut të kokainës, arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër (VIDEO)

SHKODËR - Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim në Shkodër pasi kishin kthyer lokalin në një qendër të lojërave të fatit dhe të trafikut të kokainës.

Ata u kapën në flagrancë teksa po luanin poker ndërsa gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit u gjetën 10 doza të vogla kokainë.

Në pranga kanë rënë një 21-vjeçar me iniciale R.P., një 19-vjeçar me iniciale S.M. të dy banues në Shkodër. Një 33-vjeçar me iniciale G.SH. u procedua në gjendje të lirë ndërsa u shpall në kërkim një 29-vjeçar me iniciale R.P.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në zonën e Vrakës, Boric i Madh, disa persona ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtuar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojën e pokerit, të cilën po e organizonte shtetasi G.  Sh. Gjatë kontrollit të ushtruar, në lokal janë konstatuar një tavolinë pokeri, dy makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra që përdoren për lojërat e fatit.  

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rifati: 17/02/2021 17:15

    Thuhet se jane mbyllur lojrat e faktit por ne fakt ato jane shtuar ne menyre te turpshme ne ruge jo dhe aq ilegale sepse po te duash te luash e gjen shpejt vetem policia nuk i gjen dot dhe kur gjen ndo nje kap ndonje viketime jo kokat e krimit qe tani po fitojne shume me teperse nuk paguajne detyrime si tatimet etj. Ky krim ne Tirane eshte shume i perhapur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë