Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës i dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Kir.
Mhill Shpati 33 vjeç dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë persona mbollën dhe kultivuan 10.274 bimë narkotike gjatë muajit gusht 2023.
Ndaj Shpatit, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
“DVP Shkodër/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.
Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”.
Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lidhur me këtë ngjarje në total akuzohen 9 persona, Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo dhe Mhill Shpati, Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Fatmir Shpati dhe Aleksandër Shpati dhe Aleksandër Rrasa.
Këta persona, duke vepruar si grup kriminal në muajin gusht kishin kultivuar bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat u asgjësuan nga policia.
Të përfshirët kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Komente






Sa shpejt arrestohen keta me fidane qe duan te sigurojne ushqim per familje? Balluku per 190M€ nuk ka prova qe I ka vjedhur. Vetem kane humbur.
Përgjigju