Shkodër/ Kultivonin e shisnin kanabis, 7 persona në pranga,5 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike dhe armë! U gjet dhe kokainë

7 persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacionit policor ‘Qarku’ pasi u zbulua se kultivonin e shisnin kanabis, ndërsa 5 persona janë shpallur në kërkim. Janë gjetur dhe sekuestruar 77 kg kanabis, kokainë e ndarë në doza si dhe armë duke u finalizuar në këtë mënyrë fazën e gjashtë të këtij operacioni, ku numri i të arrestuarve që prej nisjes së kërij megaoperacionit ka arritur në 33.

Personat që kanë rënë në pranga janë një 43-vjeçar me iniciale S. G; një 19-vjeçar me iniciale  E. P dhe një 42-veçar me iniciale E.P të tre banues në Shkodër , ndërsa i arrestuar është dhe 37-vjeçari me iniciale M. Ç. nga fshati Grudë Fushë i Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrolleve fizike që efektivët e policisë kanë ushtruar ndaj këtyre personave të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Fahri Ramadani” të Shkodrës, u kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Ndërsa në çantën e njërit prej tyre, të 43-vjeçarit të arrestuar S. G., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Po ashtu, 2 të rinj: E. G., 22 vjeç;  L. P., 23 vjeç dhe K. F. 30 vjeç, të tre banues në Shkodër u arrestuan pasi u kapën në aksin rrugor “Koman-Vau i Dejës”, teksa transportonin me një automjet tip “Benz”, 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Janë shpallur në kërkim dhe 2 persona një 24-vjeçar me iniciale K.P dhe një 20-vjeçar me iniciale V. P., 20 vjeç, pasi rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë këtij megaoperacioni.

Faza e gjashtë e këtij mega-operacioni është zhvilluar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë. Duke ushtruar kontroll në e tokat në pronësi të P. C.(i cili është shapllur në kërkim) janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë.

Po në vijim të megaoperacionit në Malësi të Madhe, janë shpallur në kërkim edhe 2  shtetas të tjerë, një 31-vjeçar me iniciale  P. A., 31 vjeç dhe  një 32-vjeçar m iniciale D. A., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Bardhaj. Nga hetimet rezulton se këta persona janë të përfshirë në kultivimin përpunimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, raste të cilat janë goditur gjatë këtij megaoperacioni.

Kujtojmë se ditën e djeshme u njoftua përfundimi i fazës së pestë të operacionit ku u arrestuan Sinato Ndreu, Vitor Ndreu ( babë e bir) ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Si u zbulua kultivimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:

Policia e Shkodrës zbuloi detaje nga megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 17 persona kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Anëtarët e një familje në pranga

Në flagrancë u arrestua dhe çifti i bashkëshortëve, Zef Gjoni, 53 vjeç dhe Antoneta Gjoni 55 vjeçe, së bashku me 3 djemtë e tyre: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni, 22 vjeç, Pjeter Gjoni, 31 vjeç, dhe bashkëshortja e këtij të fundit Flora Gjoni 29 vjeçe.

Djali tjetër i çiftit të bashkëshortëve, 31-vjeçari Fabion Gjoni është shpallur në kërkim.

Nga hetimet ka rezultuar se Pjetër Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Ata, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive