Shkodër, Lulzim Basha presion
 Imamit: Opsioni i vetëm fitorja!

Shkodër, Lulzim Basha presion<br /> Imamit: Opsioni i vetëm fitorja!
SHKODER- Deputeti demokrat Arben Imami, ka zhvilluar ditën e djeshme takimin e parë me strukturat e PD-së në Shkodër, si kryesues i fushatës në këtë qytet. Duke ditur problemet që PD ka në Shkodër dhe që askush nuk mund t’i mohojë, deputeti Imami dha një sinjal të qartë që natyrisht mund të jetë direkt nga kryetari Lulzim Basha që demokratët e Shkodrës duhet të rikthehjnë harmoninë e humbur prej kohësh si e vetmja mundësi për të dalë e fituar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Duhet të krijojmë maksimumin e harmonisë brenda kësaj organizate për të shkuar në zgjedhje. Ta zgjidhni ju kandidatin më të përshtatshëm, të mblidhemi të gjithë rreth tij dhe të arrijmë një fitore jo vetëm në Bashkinë e Shkodrës por edhe të Vau Dejësit në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Imami. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së djeshme u prezantuan dy të deleguarit e qendrës të PD-së për Bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës të cilët përveç organizimit do të udhëheqin fushatat elektorale për zgjedhjet vendore. Për Shkodrën do të jetë deputeti Arben Imami ndërsa për Vau Dejësin rikthehet në lojë Gjokë Uldedaj.

Gjatë fjalës së tij deputeti Imami tha se për Bashkinë e re të Shkodrës, me të cilën bashkohen edhe 10 njësi të tjera vendore, fitorja do të jetë e madhe. Deputeti Imami ripërsëriti refrenin e opozitës së e vetmja zgjidhje për Shqipërinë janë zgjedhjet e parakohshme. “Në qytetin e Shkodrës, për Bashkinë e Shkodrës do të shkojmë në një fitore të madhe sepse gjatë këtyre 25 viteve që PD ka udhëhequr Shkodrën ka arritur shumëçka. Që Shqipëria të shpëtojë duhen zgjedhje të parakohshme.

Pa zgjedhje të parakohshme nuk ka zgjidhje për shqiptarët. Shkaku i vërtetë i kësaj është se brenda mazhorancës së sotme nuk kemi asgjë tjetër veçse një luftë të brendshme bandash për ndarje dhe rindarje territori”, deklaroi Arben Imami. Ndërkohë deputeti demokrat, komentoi edhe ngjarjet e fundit brenda mazhorancës për çështjen “Doshi” duke thënë se grupet kriminale dhe bandat nuk mund ta udhëheqin vendin.

“Një grup kriminal, një grup gangsterësh, një bandë nuk mund ta udheheqë këtë vend dhe ne kemi detyrën si Parti Demokratike, si opozitë të qëndrojmë, t’i kundërvihemi dhe sigurisht t’i japim jo vetëm shpresë, jo vetëm alternativë por edhe një zgjidhje qytetarit shqiptar i cili me të drejtë pretendon për një qeverisje gjithmonë e më të mirë, për liri dhe të drejtat të cilat nuk mund të kthehen mbrapsht sepse për to në këtë vend është derdhur edhe gjak.

Kjo rrugë e varfërimit, kjo rrugë e shkatërrimit të ekonomisë nuk po bën gjë tjetër por po vdes shpresat e njerëzve dhe po krijon premise për situata të cilat askush nga ne nuk do të dëshirontë që të përsëriteshin më”, tha Imami.
 
Deklarata, Çobaj i kthen përgjigje deputetit të PS Paulin Sterkaj
Kryetari i PD Shkodër, Ramiz Çobaj në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë së PD i ktheu përgjigje deputetit të PS Paulin Sterkaj i cili dy ditë më parë nga seanca plenare në Parlament tha se në Shkodër kësaj here Partia Socialiste do të arrijë të marrë 10 mijë vota më shumë se PD. Këtij zotimi të deputetit Sterkaj që më parë ka qenë në radhët PD i ktheu përgjigje Çobaj duke e ironizuar Sterkajn si një fëmijë që ndodhet mes pyllit dhe i këndon vetes për të mposhtur frikën e natës.

“Në kundërshtim me të gjithë ata çfarë shohin me sy hapur disa socialistë të cilët si puna e atij fëmijës që ka mbetur në pyll dhe për t’i dhënë zemër vetes fillon e këndon me zë të lartë edhe këta fillojnë e çirren që do fitojmë me kaq vota e do fitojmë me aq vota.

Gjithsesi 21 qershori është afër dhe do ta marrin përgjigjen. Me datën 12 mars në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të zhvillohet një protestë masive ku do të marrin pjesë pjesa më e madhe e shqiptarëve ndaj edhe Shkodra do jetë patjetër pjesë e kësaj proteste”, u shpreh Çobaj.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron